Thirrje për Aplikim nga Komuna e Kamenicës

KamenicëPostuar: 16:38 / 20.07.2023

A jeni në mes të moshës 18-35 vjeç? Dëshironi të bëni një ndryshim pozitiv në komunitetin tuaj? A keni një ide konkrete për të avancuar marrëdhëniet ndëretnike në komunën tuaj? Atëherë ju bëjmë thirrje që të aplikoni në linkun që është në postim.

Projekti FIERC do të mbështesë një projekt në Komunën e Kamenicës, me një shumë maksimale prej 1,500-euro për projekt. Të gjitha informacionet, si dhe detajet tjera të projektit, i keni në linkun e ndarë në këtë postim.

Shqip – https://forms.office.com/r/Xqb0aS2ZNm
Serbisht – https://forms.office.com/r/nLZGHv8E1V

Ky aktivitet implementohet në kuadër të projektit FIERC (Nxitja e bashkëpunimit dhe pajtimit ndëretnik) i financuar nga Fondi i Paktit të Stabilitetit të Zyrës së Jashtme Federale Gjermane.