Vizatimet e nxënësve për pritoret e Kamenicës merren si bazë për projektimin e tyre

KamenicëPostuar: 09:31 / 27.07.2023

Këta nxënës ditë më parë kishin projektuar përmes vizatimeve pritoret e autobusëve në Komunën e Kamenicës.

Drejtori Afrim Dervishi theksoi se nga të gjitha punimet e tyre janë marrë elemente të veçanta, që do të bëjnë të mundur projektimin e pritoreve.

“Modelet e para u prezantuan para nxënësve nga arkitekti, i cili iu tha nxënësve se ato çfarë ata kanë imagjinuar, do të jenë pjesë përbërëse e projektit, që do të implementohet në terren. Këta nxënës janë burim i lumturisë dhe krenarisë për prindërit e tyre, dhe shpresë për të ardhmen tonë shoqërore”, tha ai.