150 mijë euro investime të reja në Sferkë, Volljakë dhe Qupevë
KlinëPostuar: 23:37 / 18.05.2023
Në kuadër të këtij projekti do të asfaltohen rreth 2200 metra rrugë, ndërsa do të bëhet shtrirja e rrjetit të kanalizimit në disa pjesë sipas kërkesave të qytetarëve.
“Këtë vit, me projektet që po realizohen në shumë fshatra të Klinës, jemi afër përmbushjes së të gjitha kërkesave për rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe kompletimit të të gjitha fshatrave dhe lagjeve me rrjet të kanalizimit,“ - ka thënë Elezaj gjatë kësaj vizite.