Afër 80 mijë euro investime të reja në Zllakuqan

KlinëPostuar: 15:34 / 12.10.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Elezaj:

AFËR 80 000 EURO INVESTIME TË REJA NË ZLLAKUQAN

Me qëllim të marrjes së masave preventive për mbrojtje nga vërshimet, kemi filluar projektin për rregullimin e murit mbrojtës dhe argjinaturave në lumin “Drini i Bardhë” dhe “Ranovica”, projekt shumë i nevojshëm për banorët e kësaj dhe që ulë rrezikun për vërshime të mundshme.

Po ashtu, në kuadër të këtij projekti do të investohet edhe në asfaltimin e rrugëve lokale dhe ndërtimin e kanalizimit fekal. Projekti ka një vlerë afër 80 000 euro dhe është investim nga buxheti i komunës.