Drejt përfundimit rregullimi i trotuarit dhe asfaltimi i rrugës “Ymer Berisha” në Klinë

KlinëPostuar: 19:39 / 11.12.2023

“Punimet për vendosjen e gypave dhe kabllove nëntokësore kanë përfunduar, ndërsa tashmë ka filluar rregullimi i trotuarit. Brenda pak ditësh do të bëhet edhe asfaltimi i rrugës dhe vendosja e shtyllave të ndriçimit publik. Dalëngadalë kjo pjesë e qytetit po transformohet e po merr pamje shumë më të mirë. Përveç kësaj po krijohet edhe një hapësirë më e madhe për shëtitje, që mund të shfrytëzohet nga qytetarët.
Sot, bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Enver Berisha, kemi përcjellur nga afër realizimin e punimeve, në kuadër të të cilit projekt përfshihet rregullimi i trotuarit për ecje në të dy anët e rrugës, shiriti për ecje për persona të verbër, rrugën për qarkullim të automjeteve, gjelbërim me drurë dekorativë, ulëse, ndriçim si dhe rregullime në infrastrukturën nëntokësore.
Punimet për fazën e parë të projektit do të përfundojnë në një afat të shkurtër kohor, ndërsa në vitin tjetër do të vazhdojnë punimet për rregullimin e rrugës dhe trotuarit deri te gjimnazi “Luigj Gurakuqi”. Vlera totale e projektit është afër 290 000 euro.” – ka njoftuar kryetari Elezaj.