Drejtoria e Arsimit në Klinë priti në takim përfaqësues të OJQ “Toka”

KlinëPostuar: 16:16 / 05.06.2023

Drejtori Sejdija, së bashku me të pranishmit diskutuan mbi gjendjen në shkollat e mesme të komunës së Klinës, kërkesat dhe nevojat që duhet intervenuar. Drejtori Sejdija, gjatë debatit njoftoi mbi veprimet që do të marrë komuna e Klinës dhe investimet që janë planifikuar në ato shkolla.

Gjithashtu, falënderoi organizatën “TOKA” për bashkëpunimin reciprok si dhe lavdëroi angazhimin me nxënësit e Klinës.