Është mbajtur dëgjimi i dytë publik për buxhetin e vitit 2024 në Komunën e Klinës

KlinëPostuar: 23:43 / 09.08.2023

Takimi i dytë i thirrur me mësimdhënës, drejtorë të shkollave, staf mjekësor si dhe këshillin e prindërve të shkollave është mbajtur në ambientet e shkollës së mesme profesionale “Fehmi Agani” në Klinë.

Të pranishëm ishin kryetari i komunës, Zenun Elezaj, drejtorë të drejtorive, anëtarë të grupit punues për dëgjime buxhetore si dhe mjekë, drejtorë e prindër.

Gjatë takimit është diskutuar mbi nevojat dhe shërbimet e Qendrës së Mjekësisë Familjare ‘Nënë Tereza”, Ambulantave të Mjekësisë Familjare, shkollave të komunës së Klinës dhe propozimet e tyre të cilat do të jenë prokisone të buxhetit për vitin 2024.