Është mbajtur seanca e shtatë e rregullt e punës së Kuvendit Komunal të Klinës
Kjo seancë ka nisur punimet me një minutë heshtje në nderim dhe kujtim të ish-punëtores së Komunës së Klinës, Sevdije Ismajli, e cila ditë më parë u nda nga jeta.
Në fillimin e kësaj seance dha betimin edhe anëtarja e re e Kuvendit, Leonora Jaha Dakaj, nga radhët e AAK-së.
Seancën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, Fadil Gashi dhe të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, anëtarë të Kuvendit, drejtorë të drejtorive, përfaqësues të OSBE-së dhe media.
Kryesuesi Gashi, hapi punimet e seancës me këtë rend dite:
1.Arsyetimi i mungesave,
2.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
3.Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve të Komitetit për Politikë dhe Financa,
4.Shqyrtimi i raportit të menaxhimit financiar për periudhën janar-qershor 2023 (ref.drejt.fin),
5.Shqyrtimi i raportit të auditimit të jashtëm për vitin 2022 (ref. ekz),
6.Shqyrtimi i planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve të auditorëve të jashtëm (ref.ekz),
7.Shqyrtimi i procesverbalit nga takimi i parë me qytetarë i mbajtur nga kryetari i komunës, me datë: 26.06.2023,
8.Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake (ref. drejt.fin),
9.Rishqyrtimi i vendimit 01Nr.06-18045/23 sipas shkresës së MMPHI-së me nr.2943-3/23 e datës 04.07.2023,
10.Pyetje dhe përgjigje.
Si dhe pika shtesë: Anulimi i vendimit për shtim të buxhetit dhe krijim i kodit të ri për participim për serra, për shkak të mundësisë së implementimit si dhe marrja e vendimit për vendimin për shtim të buxhetit dhe krijim i kodit të ri për participim për serra.
Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit.