Filloi ndërtimi i impiantit të ujërave të zeza në Gllarevë
KlinëPostuar: 19:30 / 18.12.2023
“Sot, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Qendrim Millaku, kemi parë nga afër fillimin e punimeve në këtë projekt shumë të nevojshëm e të rëndësishëm, i cili është investim nga buxheti komunal dhe ka një kosto prej 245 996 euro.
Në kuadër të këtij projekti kemi planifikuar edhe shtrirjen e rrjetit të kanalizimin në gjatësi prej 1500 metrave, ndërsa projekte të tilla kemi premtuar edhe në fshatra tjerë dhe realizimi i tyre do të bëhet në të ardhmen e afërt.” – ka shkruar ndër të tjera kryetari Elezaj.