Filloi rregullimi i oborrit të SHFMU “Motrat Qiriazi” në Klinë

KlinëPostuar: 11:20 / 16.11.2023

“Me këtë projekt është duke u investuar në rregullimin e oborrit të shkollës, ku përfshihet rregullimi i pushimores për nxënës, trotuarit deri të hyrja kryesore si dhe deri te fusha e sportit dhe asfaltimi i parkingut për automjete. Po ashtu, do të bëhet edhe digjitalizimi i derës hyrëse në shkollë.
Sot, bashkë me drejtorin e DKA-së, Qemajl Sejdija, dhe bashkëpunëtorë të komunës e kemi vizituar këtë shkollë dhe i kemi parë nga afër realizimin e punimeve.
Projekti po realizohet si rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit të mirë të DKA-së me menaxhmentin e shkollës dhe financimit nga buxheti komunal.
Projekte të ngjashme do të realizojmë edhe në shkolla të tjera deri në përmbushjen e secilës kërkesë e nevojë të mësimdhënësve e nxënësve tanë.” – ka shkruar kryetari Elezaj.