Fillojnë dëgjimet buxhetore në Komunën e Klinës

KlinëPostuar: 11:07 / 16.06.2023

Dje janë zhvilluar tri takime të njëpasnjëshme në tri lokacione të ndryshme, duke filluar në fshatin Sferkë e më pas në Gllarevë dhe Ujmirë, bashkërisht me banorët e lokaliteteve të tjera afër.

Në këtë takim, kryetari Elezaj ,theksoi se Komuna në bazë të kërkesave të qytetarëve të paraqitura gjatë këtyre debateve, për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2024-2026, do të bëjë edhe planifikimin e nevojshëm e të duhur. Ai  gjithashtu ka përmendur disa nga projektet më të rëndësishme në secilin lokalitet ku ishin të pranishëm, si në infrastrukturë rrugore, shtrirjen e rrjetit të kanalizimit, investime për furnizim me ujë të pijshëm dhe bujqësi, si projekte tjera.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e fshatrave, kanë falënderuar kryetarin për pjesëmarrjen e shpeshtë në debate publike dhe kanë shprehur kërkesat e tyre për projektet të cilat janë të domosdoshme për rritjen e mirëqenies së tyre.

Sot, takimet do të vazhdojnë në dy fshatra, në Jashanicë, me banorët e zonave të Pogragjës, Resnikut dhe Jellocit, në ora 17:00, në objektin e SHFMU “Tre Dëshmorët” si dhe në Drenoc, me banorët nga Pjetërqi i Epërm dhe i Ulët dhe Dugajevë, në ora 19:00, në objektin e SHFMU “Isa Boletini”.

Takimet do të mbahen edhe javën e ardhshme, sipas agjendës së planifikuar për të cilën mund të informoheni në njoftimin e publikuar në ueb-faqen e komunës.

https://kk.rks-gov.net/.../upl.../sites/15/2023/05/image.pdf