Fillon ndërtimi i kanalit të ujitjes në fshatin Budisalc

KlinëPostuar: 21:49 / 04.07.2023

Projekti ka vlerën afër 300 000 euro,  ndërsa gjatësia e tij arrin deri në 3.500 metra me mundësinë e ujitjes me mbi 100 hektar tokë të punueshme.

Nënkryetarja Selmanaj gjatë kësaj vizite falënderoi ministrin Faton Peci për angazhimin e tij që bashkërisht me komunën e Klinës po e jetësojnë një projekt mjaft të rëndësishëm për zonat nëpër të cilat do të implementohet, për shkak të numrit të madh të kultivuesve dhe të mbjellave.

Ajo gjithashtu theksoi se projektet e rëndësisë së tillë në sektorin e bujqësisë mbesin prioritete në të cilat komuna e Klinës po orienton synimet dhe investimet edhe për në fshatrat e tjera.