Fillon projektimi i rinovimit i varrezave të dëshmorëve në kompleksin memorial "Kodra e Kuqe" në Grabanicë

KlinëPostuar: 13:42 / 31.05.2023

Së shpejti në kompleksin memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë do të fillojë projekti për rinovimin e kompleksit, projekt ky i planifikuar në bashkëpunim me Komunës së Klinës dhe AMKM.

Kryetari Elezaj, ka falënderuar drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj për bashkëpunim dhe gatishmërinë për financimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm dhe të nevojshëm.

Projekti është ende në fazën e projektimit, ndërsa pas përfundimit të procedurave të prokurimit, që udhëhiqen nga AMKM, do të fillojë edhe realizimi i projektit që ka një vlerë prej 400 mijë euro dhe i cili do të përfundojë në një periudhë dy vjeçare.