Filluan dëgjimet publike për buxhetin e vitit 2024 në Komunën e Klinës
KlinëPostuar: 11:25 / 09.08.2023
Takimi i parë gjithëpërfshirës me qytetarë është mbajtur në ambientet e sallës së Kuvendit Komunal, ku të pranishëm ishin kryetari i komunës, Zenun Elezaj, drejtorë të drejtorive, anëtarë të grupit punues për dëgjime buxhetore si dhe qytetarë.
Gjatë takimit, kryetari Elezaj ka prezantuar shifrat që do t’i ketë buxheti për vitin 2024 në kategoritë ekonomike e më shumë detaje të tjera përmbajtësore të këtij dokumenti si dhe projekte infrastrukturore.
Kryetari Elezaj, gjithashtu theksoi se përfshirja e qytetarëve në proceset e vendimmarrjes, në funksion të dhënies së propozimeve, na mundëson të hartojmë një buxhet sa më transparent dhe të arsyeshëm i cili do të ndikojë drejtpërsëdrejti në kualitetin e jetës së qytetarëve.