Filluan punimet për asfaltimin e rrugës “Afrim Haliti” në Jashanicë

KlinëPostuar: 19:33 / 13.07.2023

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqi, drejtorin e Urbanizmit, Enver Berisha, dhe me qytetarë, sot kanë përcjellë nga afër fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës “Afrim Haliti” në Jashanicë.

Projekti po realizohet me bashkëfinancim të komunës dhe MAPL-së, 49 600.00 euro janë investime të MAPL-së nga skema e Grantit të Performancës, pjesa tjetër do të paguhet nga buxheti i komunës.

Rruga ka gjatësi 2 500 metra, ndërsa gjerësia e saj është 5 metra. Në kuadër të këtij projekti do të bëhet edhe shtrirja e 500 metrave të rrjetit të kanalizimit.