KEDS po realizon 16 projekte në Klinë me vlerë mbi një milion euro

KlinëPostuar: 10:25 / 14.11.2023

“Projektet po realizohen në Jashanicë, Siqevë, Dresnik, Gllarevë, Zabergjë, Volljakë, Sferkë dhe Rudicë, ku parashihet vendosja e 868 shtyllave elektrike të betonit dhe 12 transformatorëve.
Me përfundimin e tyre do të eliminohen edhe linjat e vjetra elektrike, të cilat kanë qenë të vendosura nëpër terrene të papërshtatshme për mirëmbajtjen e tyre nga ana e KEDS-it.
Gjatë viteve të fundit në shumë fshatra të Klinës është investuar nga KEDS-i në përmirësimin e rrjetit elektrik, për çka i falënderoj për përmbushjen e kërkesave të qytetarëve.” – ka njoftuar kryetari Elezaj.