Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Klinës mbajti takimin e gjashtë për vitin 2023

KlinëPostuar: 15:05 / 20.12.2023

Takimin e udhëhoqi nënkryetarja e komunës, Marqe Tanushi-Selmanaj, ndërsa morën pjesë komandanti i Stacionit të  Policisë në Klinë, Ragip Bytyqi dhe anëtarët e KKSB-së.

Kjo mbledhje kishte këto pika të rendit të ditës: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, gjendja e sigurisë në Komunën e Klinës, marrja e masave parandaluese për përdorimin e mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit dhe të ndryshme.

Komandanti Bytyqi gjatë këtij takimi para të pranishmëve theksoi se situata e sigurisë në Klinë është e qetë dhe gjithashtu shpalosi statistika për gjendjen në terren dhe veprimet e ndërmarra nga Polica e Kosovës në Klinë.