Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Klinës mbajti takimin e radhës
Të pranishëm ishin nënkryetarja e komunës, Marqe Tanushi - Selmanaj, komandanti i Stacionit të Policisë në Klinë, Ragip Bytyqi, drejtori i Arsimit, Qemajl Sejdija dhe anëtarë të këshillit.
Nënkryetarja Selmanaj e hapi mbledhjen duke e propozuar këtë rend dite për diskutim:
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2.Rritja e sigurisë së qytetarëve përmes përmirësimit të infrastrukturës
3.Kërkesë për vendosjen e shkallëve emergjente dhe pjerrinave në objekte.
4.Të ndryshme.
Për gjendjen e sigurisë në Komunën e Klinës komandanti i Stacionit të Policisë në Klinë, Ragip Bytyqi, informoi këshillin se gjendja vazhdon të jetë e qetë dhe stabile.
Ndërsa anëtarët e këshillit adresuan shqetësime dhe rekomandime lidhur me pikat e rendit të ditës.