KFOR-i ndihmon zjarrfikësit e Klinës

KlinëPostuar: 18:00 / 07.12.2023

“Falënderova kolonelin Vacca për bashkëpunimin dhe rregullimin e kamionit të emergjencave të Njësisë së Zjarrfikësve në Klinë.
Riparimi i automjeteve të zjarrfikësve dhe sigurimi i mjeteve të tjera të nevojshme për ta është mjaftë i nevojshëm për reagime në teren dhe ndikon në lehtësimin e punës së tyre të vështirë, të mundimshme dhe të guximshme.
Në fund kam ndarë mirënjohje për kolonel Vacca-në dhe ekipin e KFOR-it të cilët intervenuan në rregullimin e kamionit të emergjencave.” – ka shkruar kryetari Elezaj.