Klina fillon punimet në hartimin e Planit Zhvillimor Komunal 2023-2031
KlinëPostuar: 00:19 / 24.05.2023
Pasi Plani Zhvillimor Komunal është dokumenti më i rëndësishëm që përcakton prioritetet zhvillimore të komunës për dhjetë vitet e ardhshme, kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj bashkë me drejtorë të drejtorive, në një tryezë të përbashkët informuese, hapën punëtorinë për hartimin e këtij plani për vitet 2023-2031.
Grupi punues gjatë ditëve në vazhdim do të vlerësojë përparësitë, mangësitë, mundësitë dhe sfidat në definimin e vizionit dhe misionit të zhvillimit të Klinës.