Klina shënon kampanjën globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave”
Këtyre aktiviteteve ju parapriu marshi kundër dhunës me bazë gjinore, i cili filloi te ndërtesa e Komunës së Klinës, duke vazhduar deri te shkolla Fillore e Mesme e Ulët "Motrat Qiriazi”.
Aktivitetet vazhduan me demonstrim e lojës ragbi për femra në palestrën e sporteve të shkollës IAAP “Fehnmi Agani”, shfaqja e filmit dokumentar “Back Lash” në shtëpinë e kulturës “Jehona e Dukagjinit”, paneli i diskutimi “Misogjenia në Epokën Digjitale si dhe në fund ekspozita e fëmijëve te shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Atë Shtjefën Gjeçovi” dhe koktej rasti.
Në këto takime morën pjesë nënkryetarja e komunës së Klinës, Marqe Tanushi Selmanaj, zyrtarja për Barazinë Gjinore, Vitore Zefi, këshilltarja e EULEX-it për çështje gjinore, Chiara Tagliani, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Fatjona Gashi, drejtoresha e shkollës fillore "At Shtjefën Gjeçovi” në Zllakuqan, Besarta Nrecaj, përfaqësuesja nga stacioni policor në Klinë, Shehrije Millaku nga Qendra për Punë Sociale si dhe gra të tjera pjesëmarrëse të institucione tjera si dhe Radio Alba.