Komiteti për Komunitete në Komunën e Klinës mbajti takimin e radhës
Të pranishëm në këtë takim ishin kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, kryesuesi i Kuvendit, Fadil Gashi, kryesuesja e komitetit, Besiana Gashi, drejtori i Administratës, Binak Sylaj, drejtorë të tjerë të drejtorive si dhe anëtarë të Komitetit për Komunitete.
Ky takim kishte këtë rend dite:
1. Arsyetimi i mungesave,
2. Shqyrtim dhe aprovim i procesverbalit të mbledhjes së kaluar,
3. Informatë/diskutim lidhur me çështjen e mospagesës së anëtarëve të Komitetit për Komunitete,
4. Informim nga Drejtoria e Arsimit për fillimin e vitit akademik 2023/2024,
5. Informatë nga zyra për Kthim dhe Komunitete,
6. Të ndryshme.
Në fund, anëtarët e këtij komiteti diskutuan mbi pikat e rendit të ditës dhe shprehën kërkesat dhe shqetësimet e tyre lidhur me temat që shtjelluan.