Komuna e Klinës ndan shkrirëse dylli për bletarë
I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Lorenc Marleku, dhe bletarë përfitues.
“Shkrirëset e dyllit konsiderohen si një mjet mjaft i dobishëm në bletari, prandaj jam i lumtur që kemi arrit të krijojmë lehtësira tek bletarët në proceset e shkrirjes, ruajtjes dhe ripërdorimit të dyllit. Komuna e Klinës ka bërë një ndarje të subvencioneve këtë vit duke i prekur të gjitha fushat e bujqësisë. Për vitin e ardhshëm kemi planifikuar ndarjen e mjeteve të tjera të nevojshme për fermerë dhe bletarë”, ka thënë kryetari Elezaj.
Shkrirëset e dyllit janë prodhim i viti 2023 me dimensione 64 x 59 x 55 cm e që vlera e tyre arrin shifrën afër 10 mijë euro.