Komuna e Klinës përfundon takimet informuese lidhur me fillimin e hartimit të Draft -Planit Zhvillimor Komunal 2023-2031
Kjo drejtori ka arritur t’i realizojë dhjetë takime; një në qytet dhe të tjerët në fshatrat Sferkë, Gllarevë, Jashanicë, Drenoc, Grabanicë, Zajm, Budisalc dhe Zllakuqan, bashkërisht me banorët e lokaliteteve tjera afër, ndërsa takimin përmbyllës të lartcekur e ka mbajtur në sallën e Kuvendit Komunal Klinë.
Drejtori i Urbanizmit, Enver Berisha, së bashku me menaxheren e kontratës, Arbrora Thaqi dhe shefin e Ndërtimit dhe Banimit në kuadër të Drejtorisë së Urbanizmit, gjatë këtij takimi kanë prezantuar përmbajtjen dhe rëndësinë e këtij plani si dhe njëkohësisht kanë diskutuar lidhur me propozimet që këto grupe kanë shpalosur.
Kjo drejtori, gjithashtu fton qytetarët dhe të gjitha grupet tjera të interesit që të jenë pjesë aktive në procesin e hartimit të këtij plani edhe në vazhdim edhe në mënyrë elektronike në platformat zyrtare të Komunës se Klinës.
Për takimet e tjera të radhës lidhur me hartimin e Draft - Planit Zhvillimor Komunal 2023-2031, do të njoftoheni me kohë.