Komuna e Klinës vazhdon me përgatitjet për hartimin e Planit të ri Zhvillimor Komunal
Kjo drejtori ka arritur t’i realizojë nëntë takime në fshatrat Sferkë, Gllarevë, Jashanicë, Drenoc, Grabanicë, Zajm, Budisalc dhe Zllakuqan, bashkërisht me banorët e lokaliteteve tjera afër.
Drejtori i Urbanizmit, z. Enver Berisha, gjatë takimeve ka prezantuar rëndësinë e këtij plani i cili përcakton zhvillimet ekonomike dhe hapësinore për tërë komunën tonë e po ashtu përcakton edhe prioritetet e infrastrukturës për tetë vitet e ardhshme, si: kanalizimet, ujësjellës dhe shumë elemente të tjera.
Grupi punues i këtij plani është në fazën e mbajtjes së takimeve konsultative të tjera shtesë dhe mbledhjes së mendimeve, propozimeve dhe vërejtjeve gjatë procesit të planifikimit dhe hartimit të këtij plani.
https://kk.rks-gov.net/.../komuna-e-klines-vazhdon-me.../