Kryetari Elezaj: 210 serra për 210 përfitues të Komunës së Klinës
Postimi i plotë i kryetarit Elezaj:
Në këtë mandat bujqësia është ndër prioritet tona si qeverisje lokale.
Në këtë fushë kemi realizuar e planifikuar projekte të shumta e të dobishme për fermerët e bujqit, për t`i stimuluar ata të merren me bujqësi.
Në kuadër të subvencioneve të bujqësisë këtë vit kemi ndarë 210 sera për 210 përfitues të komunës së Klinës, projekt ky i financuar nga buxheti i komunës në vlerë mbi 90 000 euro.
Duke pasur parasysh kërkesat e qytetarëve, projekti është ndarë në dy faza dhe në fazën e dytë përfitues kanë qenë të gjithë aplikuesit.
Pas konsultimeve me fermerë dhe me qëllim të ofrimit të kushteve të mira të punës dhe nxitjen për mbjelljen e kulturave bujqësore, këtë vit kemi planifikuar shpërndarjen edhe të makinerive bujqësore sipas kërkesave dhe nevojave të tyre.
Po ashtu, në fushën e bujqësisë do të kemi bashkëpunime edhe me organizata të ndryshme ku përfitues do të jenë qindra qytetarë.
Me të gjitha këto projekte, buxheti komunal vetëm për subvencione këtë vit e kalon shumën mbi 150 000 euro.