Kryetari Elezaj mban takimin me qytetarë
Kryetari Elezaj, informoi të pranishmit për projektet që aktualisht janë duke u zhvilluar në terren, vështirësitë e paraqitura në implementimin e disa projekteve si dhe aktiviteteve që synohen në një të ardhme të afërt.
“Gjatë kësaj periudhe kohore, kemi planifikuar projekte në secilën fushë, kemi rritur investimet në fushën e arsimit, ku janë rinovuar shumë shkolla, si dhe është bërë dyfishimi i numrit të bursave për studentët të Klinës, kemi investime të bëra në sektorin e shëndetësisë e veçanërisht tek projektet kapitale me asfaltim të rrugëve, zgjerim të rrjetit të ndriçimit publik, zgjerim i rrjetit të kanalizimit, etj.
Mbesim të angazhuar maksimalisht, drejtë jetësimit të prioriteteve të tjera të qeverisjes.” – ka thënë Elezaj gjatë këtij takimi.