Kryetari Elezaj nënshkruan marrëveshje bashkëfinancimi me ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqi
KlinëPostuar: 11:47 / 30.06.2023
Shuma totale e projektit është 102 000 euro, nga të cilat 60 000 euro janë ndarë nga MAPL, ndërsa komuna e Klinës në këtë projekt do të investojë 42 000 euro.
“Rregullimi i trotuarit dhe ndriçimit publik në Shtupel është një kërkesë e vazhdueshme e banorëve të këtij fshati, që shumë shpejt do të realizohet dhe njëkohësisht do të rritet siguria për këmbësorët e veçanërisht për nxënësit.
Falënderoj ministrin Krasniqi për mbështetjen në realizimin e këtij projekti dhe për bashkëpunimin e mirë ndërinstitucional, që si rezultat ka rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Klinës.” - ka thënë Elezaj.