Kryetari Elezaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Islamic Relief Kosova
Njoftimi i plotë i kryetarit Elezaj:
Në kuadër të bashkëpunimeve të mira që kemi me organizata të ndryshme dhe investimeve në rritjen e subvencioneve në bujqësi, kemi nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi me Islamic Relief Kosova, të cilët i falënderoj për bashkëpunimin e mirë që kemi dhe bashkëfinancimin e këtij projekti, përmes së cilit fermerët e komunës tonë do të arrijnë të fitojnë të ardhura financiare për familjet e tyre.
Përmes marrëveshjes për rritjen e potencialit bujqësor fermerët e komunës së Klinës do të përfitojnë serra dhe multikultivatorë.
Me këtë projekt dhe projektet tjera që i kemi realizuar nga buxheti komunal subvencionet në sektorin e bujqësisë mbërrijnë shifrën mbi 200 000 euro.
Projekte të tilla do të realizojmë edhe në vitet e ardhshme, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për bujqit e fermerët tanë.