Kryetari Elezaj po qëndron në vizitë zyrtare në Komunën e Adapazarit në Turqi

KlinëPostuar: 17:42 / 06.10.2023

Postimi i plotë i kryetarit Elezaj:

VIZITË NË KOMUNËN E ADAPAZARIT NË TURQI

Me kryesuesin e kuvendit të komunës, Fadil Gashi, me anëtarë të kuvendit dhe të komunës, jemi duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Adapazar të Turqisë, me të cilën jemi të binjakëzuar.

Sot, vizitën e filluam me kryetarin e komunës së Adapazarit, Mutlu Isiksu, të cilin e falënderova për mikpritjen miqësore dhe për ndihmën që shteti turk po vazhdon t’i japë Republikës së Kosovës.

Me z. Isiksu, i cili është me prejardhje nga Kosova, diskutuam për çështje sociale, ekonomike, arsimore, kulturore dhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve tona në këto fusha.