Kryetari Elezaj priti në takim komandantin e KFOR-it RC-W, Francesco Ferrara

KlinëPostuar: 19:43 / 26.02.2024

Lidhur me këtë takim, ndër të tjera kryetari Elezaj ka shkruar:

“Komandantin Ferrara e falënderova për vizitën dhe bashkëpunimin e mirë që kemi me KFOR-in në projekte të ndryshme.

Bashkëbiseduam për gjendjen dhe mirëqenien e qytetarëve në përgjithësi si dhe sfidat e synimet e përbashkëta dhe për fushat e bashkëpunimin në të ardhmen.

Po ashtu, e informova atë me zhvillimet e përgjithshme në Klinë, projektet dhe investimet që po realizohen si dhe ato të planifikuara.”