Kryetari Elezaj priti në takim komandantin e KFOR-it RC-W, Kolonel Gabriele Vacca

KlinëPostuar: 16:06 / 27.09.2023

Ky takim kishte karakter njoftues, mirëpo kryetari Elezaj, në emër të gjithë qytetarëve dhe Komunës së Klinës, e ka uruar kolonelin Vacca për marrjen e detyrës për drejtimin e Komandës Rajonale të KFOR-it-Perëndim dhe më pas e informoi atë me zhvillimet e përgjithshme në Klinës, projektet dhe investimet që po realizohen si dhe ato të planifikuara.

Elezaj dhe Vacca bashkëbiseduan për gjendjen dhe mirëqenien e qytetarëve në përgjithësi si dhe sfidat e synimet e përbashkëta që do t’i kenë për bashkëpunimin e tyre në të ardhmen.

Ata i dhuruan njëri-tjetrit simbole dekorative, në shenjë mirënjohje dhe respekti për njohjen dhe angazhimet që do t’i ndajnë në vazhdim.