Kryetari Elezaj takoi Kryeshefin e KRU “Hidrodrini”
Njoftimi i plotë i kryetarit Elezaj:
Sot, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Qendrim Millaku, kam pritur në takim kryeshefin e KRU “Hidrodrini”, Dri Cena, dhe drejtorin kësaj kompanie në Klinë, Iber Elezaj, me të cilët diskutuam për projektet që po realizohen si projekti për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit në 11 fshatrat lindore të komunës së Klinës, projekt i cili është para përfundimit por që për shkak të vështirësive gjatë realizimit të projektit ka pasur ngecje në përfundim të punimeve dhe në respektim të afatit të projektit.
Për këtë u dakorduam që të zhvillojmë edhe një takim tjetër me operatorin ekonomik dhe donatorët në mënyrë që të jepet një datë për përfundimin e këtyre punimeve.
Diskutuam edhe për projektin e ujësjellësit në fshatrat perëndimore, i cili është në fazën përfundimtare të realizimit dhe ka mbetur vetëm kyçja e energjisë elektrike dhe programimi i sistemit të pompimit, projektin për ndërtimin e fundërruesit për sistemin e filtrimit të ujit të pijes në Klinë dhe projekte tjera të nevojshme në komunën e Klinës.
Me kryeshefin Cena u dakorduam që të intensifikojmë bashkëpunimin e mirë që kemi ndërinstitucional në realizimin e projekteve që ndikojnë në sigurimin dhe përmirësimin e furnizimit më ujë për qytetarët e komunës tonë.