Kryetari Elezaj uron Kurban Bajramin

KlinëPostuar: 18:53 / 28.06.2023

“Të nderuar qytetarë, me rastin e festës së Kurban Bajramit, në emrin tim dhe të komunës së Klinës ju shpreh urimet më të sinqerta të gjithë besimtarëve myslimanë, duke ju dëshiruar shëndet dhe mbarësi në familjet tuaja.

Kjo festë na nxitë për më shumë tolerancë, mirëkuptim, vepra të mira e solidaritet me njëri tjetrin, në veçanti me personat që kanë nevojë për ndihmë, andaj uroj që këto vlera të kësaj feste të na përcjellin çdo ditë.

Urime të gjithëve festen!” - ka thënë Elezaj në mesazhin e tij.