Kryetari Elezaj vizitoi punimet në asfaltimin e rrugëve lokale në fshatin Budisalc

KlinëPostuar: 18:12 / 17.11.2023

Ky projekt është financuar nga buxheti i komunës që ka një vlerë mbi 60 000 euro.

“Në kuadër të këtij projekti do të bëhet:
1. Asfaltimi i rreth 1100 metrave rrugë,
2. Pastrimi i lumit dhe trajtimi i argjinaturave me gurë natyral,
3. Riparimi i urës në fshatin Budisalc,
4. Shtrimi me zhavorr i rrugëve fushore.” – ka njoftuar kryetari Elezaj.