Kryetari Elezaj zhvilloi takim me Odën Ekonomike të Sakarayt dhe Bizneseve në Turqi

KlinëPostuar: 18:55 / 06.10.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Elezaj:

TAKIM ME ODEN EKONOMIKE TË SAKARAYT E BIZNESE NË TURQI

Me qëllim të forcimit të lidhjeve ekonomike ndërmjet dy vendeve e bizneseve tona, vizitën në Turqi e vazhduam me takimin zyrtar me Oden Ekonomike të Sakarayt(SATSO) dhe përfaqësues të bizneseve në këtë vend.

Diskutuam për bashkëpunimin e mirë që kanë bizneset dhe për mundësinë e thellimit të këtij bashkëpunimi të frytshëm ashtu edhe për idenë e krijimit të zonës ekonomike në Klinë e mundësinë e investimeve turke këtu.

Po ashtu, theksova se Klina ofron mundësi të shumta e të dobishme për investime për bizneset e fuqishme turke, si në investimet e mundshme në minierën e boksitit, në pasuritë natyrore të Klinës. Theksova gatishmërinë e bashkëpunimit dhe krijimit të lehtësirave të nevojshme ligjore për bizneset e interesuara për investime.