Kryetari Elezaj zhvilloi takim me përfaqësues të USAID-it

KlinëPostuar: 12:44 / 13.03.2024

Lidhur me këtë takim, kryetari Elezaj ka shkruar:

“Gjatë këtij takimi kemi diskutuar për objektivat kryesore të projektit “Adaptimi me ndryshimet klimatike”, gjetjen e mundësive për bashkëpunim mes komunën e Klinës dhe USAID-it në fushën e adaptimit ndaj ndryshimeve klimatike dhe për hapat e mëtejmë në planifikimin e aktiviteteve të përbashkëta.
Theksova problemet dhe sfidat me të cilat përballet komuna e Klinës, veçanërisht me vërshimet  e viteve të fundit të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, nevojat që kemi për investime në këtë fushë.
Po ashtu, ofrova gatishmërinë dhe bashkëpunim për realizimin e projekteve në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.”