Kuvendi Komunal Klinë miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2024-2026
Kjo seancë ka nisur punimet me një minutë heshtje në nderim dhe kujtim të ish-punëtorit të Komunës së Klinës, Nazmi Elshani, i cili ditë më parë u nda nga jeta!
Seancën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, Fadil Gashi dhe të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, nënkryetarja, Marqe Tanushi -Selmanaj, anëtarë të Kuvendit, drejtorë të drejtorive, përfaqësues të OSBE-së dhe media.
Kjo seancë kishte këtë rend dite për diskutim:
1. Arsyetimi i mungesave,
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar të seancës së jashtëzakonshme, të mbajtur më datë13.02.2023,
3. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve të Komitetit për Politikë dhe Financa,
4. Shqyrtimi i raportit nga procesi i organizimit të dëgjimeve buxhetore për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2024-2026,
5. Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore 2024-2026,
6.Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake (ref. drejt.fin),
6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për vënie në diskutim publik Planin Komunal për Integritet (ref, nga ekzekutivi),
7. Shqyrtimi i raportit nga procesi i organizimit të dëgjimeve për draft-strategjinë për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun 2023-2026 dhe draft-plani i Veprimit për Informim dhe Komunikim 2023-2026,
8. Shqyrtimi dhe miratimi i draft-strategjisë për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun 2023-2026,
9. Shqyrtimi dhe miratimi i draft-planit të Veprimit për Informim dhe Komunikim 2023-2026,
10. Shqyrtimi i raportit të punës së KKSB-së për gjashtëmujorin e parë 2023 (ref. Nga ekzekutivi),
11. Rishqyrtimi i vendimit 01Nr.06-14824/2023 i miratuar më datë 28.04.2023 sipas shkresës së MMPHI-së,
12. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së LVV-së për zëvendësimin e anëtarëve: Komiteti për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, Komiteti për Planifikim Urban, Ekonomi dhe Zhvillim, Komisioni për emërimin dhe ri emërimin e rrugëve dhe vendeve tjera publike në komunën e Klinës,
13. Pyetje dhe përgjigje.
Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit.