Lokaliteti Arkeologjik i Dresnikut ndër projektet e përzgjedhura për financim për ruajtjen e trashëgimisë kulturore
Njoftimi i plotë i kryetarit Elezaj:
NJË LAJM JASHTËZAKONISHT I MIRË PËR KLINËN: Ruajtja e Lokalitetit Arkeologjik të Dresnikut është përzgjedhur një nga 6 projektet nga rajoni i Evropës dhe Euro-Azisë për tu financuar nga Fondi i Ambasadorit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore
Jam vërtetë i lumtur që projekti për ruajtjen e Lokalitetit Arkeologjik të Dresnikut do të fillojë të jetësohet shumë shpejt, projekt i cili është përzgjedhur një nga 6 projektet nga rajoni i Evropës dhe Euro-Azisë për tu financuar nga Fondi i Ambasadorit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Për këtë tashmë është nënshkruar edhe memorandumi i bashkëfinancimit në mes të MKRS-së dhe Ambasadës së SHBA-së, për çka e falënderoj Ambasadorin Jeffrey Houvenier. Kjo është e një rëndësie të veçantë për ruajtjen dhe promovimin e Dresnikut si lokalitet i trashëgimisë kulturore me potencial për zhvillim të turizmit kulturor, por edhe për qytetin e Klinës.
Si institucione lokale në kuadër të përgjegjësive që kemi vazhdimisht jemi angazhuar që ky projekt të jetësohet dhe do të ofrojmë bashkëpunimin tonë të pa rezervë deri në kompletimin e tij.