Mbahet punëtori njëditore për hartimin e kornizës së zhvillimit hapësinor për Planin Zhvillimor Komunal të Komunës së Klinës 2023-2031
KlinëPostuar: 11:58 / 06.12.2023
Korniza e këtij dokumenti përbëhet nga këta komponentë vizioni, qëllimet, objektivat dhe koncepti i zhvillimit hapësinor. Kjo punëtori është shumë e rëndësishme për hartimin ndërveprues, të ndërthurur dhe gjithëpërfshirës, për të siguruar që strategjitë të zbatohen duke i përdorur objektivat më të përshtatshme e të realizueshme dhe objektivat e ndryshme tematike që nuk bien në kundërshtim me njëra-tjetrën.
Ky dokument i rëndësisë kaq të veçantë do të kalojë edhe në faza të tjera të diskutimit publik për Kornizën e Zhvillimit Hapësinor, për të cilat do të njoftoheni me kohë nga Drejtoria e Urbanizmit në komunën e Klinës, ku qytetarët dhe grupet e tjera të interesit mund të japin sugjerimet e tyre.