Mbahet shqyrtim publik i skenarëve të propozuar hapësinor dhe për kornizën e zhvillimit hapësinor të Planit Zhvillimor Komunal të Klinës për vitet 2024-2032

KlinëPostuar: 15:53 / 24.01.2024

Takimin e udhëhoqën drejtori i Urbanizmit, z. Enver Berisha dhe menaxherja e kontratës, Arbrora Thaqi dhe të pranishëm ishin nënkryetarja e komunës së Klinës, Marqe Tanushi – Selmanaj, drejtorë të drejtorive, përfaqësues të kolegjit “UBT” nga Prishtina, ndërsa të ftuar ishin qytetarë, persona juridikë, biznese, ojq e grupe të tjera të interesit.

Menaxherja e projektit, znj. Thaqi në këtë takim theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në hartimin e Kornizës së Zhvillimit Hapësinor të Planit Zhvillimor Komunal të Klinës për vitet 2024-2032 si dhe në shqyrtimin publik të tre Skenarëve të Propozuar Hapësinor për të përzgjedhur skenarin e propozuar i cili do të zhvillohet në fazat e tjera të procesit të hartimit.

Drejtoria e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit kërkon pjesëmarrje aktive dhe bashkëpunim intensiv me qytetarët për hartimin sa më të mirëfilltë të këtij dokumenti që të kontribuojnë me ide dhe sugjerime në takimet e ardhshme.