Mbahet takimi për buxhetin e vitit 2024 me gratë dhe të rinjtë e Klinës
KlinëPostuar: 11:15 / 14.08.2023
Takimin e udhëhoqi nënkryetarja e komunës, Marqe Tanushi-Selmanaj dhe të pranishëm ishin zyrtarja kryesore financiare, Melihate Behramaj e cila prezantoi Draft-Planin Buxhetor për vitin 2024, drejtorë të tjerë të drejtorive, anëtarë të grupit punues si dhe gra dhe të rinj klinas.
Në takim është diskutuar mbi nevojat dhe prioritetet e grave dhe të rinjtë të cilat do të jenë projeksione të buxhetit për vitin 2024.