Mbahet takimi për hartimin e draftit për profilin e komunës dhe vlerësimin e gjendjes ekzistuese të planit zhvillimor komunal 2023-2031 të Klinës

KlinëPostuar: 17:50 / 09.11.2023

Kryetari Elezaj, theksoi se hartimi i PZHK-së për vitet vijuese është shumë i rëndësishëm për komunën e Klinës dhe kërkoi angazhim maksimal si nga zyrtarët e komunës ashtu edhe nga operatori ekonomik i angazhuar për hartimin e planit. Kryetari Elezaj, theksoi se do të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë qytetarët dhe palët e interesuara në përgatitjen e një Plani Zhvillimor Komunal të qëndrueshëm për komunën e Klinës.

Lidhur me hartimin e Profilit të Komunës dhe vlerësimin e gjendjes ekzistuese të Planit Zhvillimor Komunal 2023-2031 komuna e Klinës do të mbajë edhe një diskutim publik më datë 17 nëntor, ku janë të ftuar të marrin pjesë qytetarët dhe grupet e interesit.

https://kk.rks-gov.net/.../Ftese-Publike-per-Diskutim...