Ndahen motokultivatorë për 66 përfitues të Komunës së Klinës
Lidhur me këtë, kryetari Elezaj ka shkruar:
“66 bujq përfitues të 66 motokultivatorëve në vlerë 82 500 euro
Sot, bashkë me drejtorin e Islamic Relief, Mohamed Soliman, përfaqësues të organizatës, drejtorin e Bujqësisë, Lorenc Marleku, atë të Kadastrit, Nikson Daka, kemi bërë shpërndarjen e 66 motokultivatorëve për 66 bujq të komunës së Klinës.
Projekti është realizuar në bashkëfinancim me organizatën, ndërsa vlera totale e projektit për motokultivatorë është mbi 80 000 euro. Po ashtu, tashmë do të fillojë edhe shpërndarja e serave nga 1 ari për 63 përfitues të tjerë, projekt i cili ka një vlerë mbi 60 000 euro.
Jam vërtetë i lumtur për bashkëpunimin e mirë që po zhvillojmë me organizatën Islamic Relief, me projektet e shumta që po realizohen në Klinë. Si rezultat i bashkëpunimit e bashkëfinancimi me organizatën kemi realizuar projekte të shumta në dobi të bujqve, familjeve në nevojë e qytetarëve, për çka e falënderoj drejtorin e organizatës, Mohamed Soliman, dhe bashkëpunëtorët e tij për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ndihmën që po i japin komunës së Klinës dhe qytetarëve tanë.”