Në Klinë mbahet debat publik lidhur me shqyrtimin dhe konsultimin e dy dokumenteve

KlinëPostuar: 17:54 / 14.11.2023

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës është mbajtur sot takim për shqyrtimin dhe konsultimin me publikun për dy dokumente, si:

1. Draft-Strategjia për Zhvillim Ekonomik Lokal për Komunën e Klinës 2023-2028,
2 Draft-Plani i Veprimit për të Zhvendosurit dhe Zgjidhje të Qëndrueshme 2023-2026.

Takimin e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, Fadil Gashi, ndërsa të pranishëm ishin nënkryetarja e Komunës së Klinës, Marqe Tanushi-Selmanaj, drejtori i Financave, Enver Berisha, drejtorë të tjerë të drejtorive dhe qytetarë të Klinës.

Para të pranishmëve të dy dokumentet i prezantuan në pika të shkurtra, drejtori i Financave, Enver Berisha si dhe udhëheqësja e zyrës për kthim dhe komunitete, Silvia Rashkoviq.

Qytetarët pjesëmarrës shpalosën nevojat, sugjerimet dhe kërkesat e tyre lidhur me dy dokumentet e lartcekura.

Qytetarë të tjerë të cilët janë të interesuar të japin rekomandimet e tyre për të dy dokumentet, propozimet mund t’i dorëzojnë me shkrim në shërbimin për punë të kuvendit, kati I, zyra e dytë, deri me datën 24 nëntor, gjithashtu edhe në mënyrë elektronike tek zyrtarët:

1. Ahmet Berisha, email: ahmet.berisha@rks-gov.net
2. Vlora Tafili, email: vlora.tafili@rks-gov.net

Mirëpresim propozimet dhe sugjerimet e juaja deri në datën e mbajtjes së seancës së kuvendit ku do të miratohen.