Në Klinë mbahet takimi informues me qytetarë për Planin Zhvillimor Komunal 2023-2031
Menaxherja e kontratës, znj.Thaqi, para të pranishmëve theksoi se Plani Zhvillimor Komunal është një nga dokumentet më të rëndësishme të një komune. Plani zhvillimor është dokument për hartimin e të cilit është përgjegjës Kuvendi Komunal, në këtë rast Komuna Klinë.
Bartëse e këtij projekti është DUMM, e cila bashkë me secilën nga drejtoritë sektoriale formojnë grupin punues, të cilët kanë detyrë dhe përgjegjësi që të japin mendime, propozime dhe vërejtje gjatë procesit të planifikimit për fushat tematike që mbulon drejtoria përkatëse, të mbledhin të dhëna dhe analizat e tyre për fushën tematike që mbulon drejtoria, sektorin që e mbulon, pjesëmarrje në hartimin dhe propozimin e raporteve sektoriale për drejtorinë përkatëse, të ndihmojë drejtorinë bartëse që të aprovojë te gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me PZHK-në.
Znj. Thaqi gjithashtu ftoi qytetarët dhe grupet e interesit që të marrin pjesë në shqyrtimet publike të ardhshme dhe të bashkëpunojnë në hartimin e PZHK- së për Klinën që kemi vizion.