Në Sferkë dhe Volljakë po vazhdon projekti për riparimin e rrugëve
KlinëPostuar: 00:17 / 22.07.2023
Projekti për riparimin e rrugëve në komunën e Klinës është projekt i fituar si rezultat i performancës së mirë që kemi treguar si komunë, vlerësimit pozitiv në Grantin e Performancës dhe bashkëpunimit me DEMOS-in.
Vlera e projektit është 296 000 euro, ndërsa do të bëhet riparimi i 300 metrave katror me asfalt dhe shtrimi i shtresës së dytë të asfaltit me gjithsej 20 000 metra katror.
Po ashtu, në kuadër të këtij projekti po bëhet edhe pastrimi i kanalit të hapur atmosferik për kullimin e ujërave atmosferik.