Njoftim për qytetarët e Klinës për mbajtje të takimit publik lidhur me Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave

KlinëPostuar: 08:34 / 23.11.2023

Pjesë e rëndësishme e fushatës për informimin e qytetarëve janë edhe ngjarjet dhe aktivitetet e parapara në terren, komuna e vendbanime, ku planifikohen të organizohen takime me qytetarë në Kuvendin Komunal.

AGJENDA
1. Rëndësia e Regjistrimit të Popullsisë për opinionin publik
2. Komunikimi (Fushata e Informimit dhe Sensibilizimit)
3. Metodologjia e Regjistrimit
4. GIS (Sistemi Informues Gjeografik)

Pjesëmarrësit në panel: Bajrush Qevani (ASK), Valdete Navakazi (ASK), Idriz Shala (ASK)

Data: 24 nëntor 2023
Koha: 14:00
Vendi: Kuvendi Komunal