Njoftim për takim publik nga Komuna e Klinës

KlinëPostuar: 23:01 / 07.06.2023

Njoftimi i plotë nga kjo komunë:

Njoftohen qytetarët e Komunës së Klinës, se më datën 26.06.2023 (e hënë), me fillim në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës, do të mbahet takim publik, ku do të prezantohen: Rrjedhat e qeverisjes në Komunën e Klinës në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, të arriturat, vështirësitë, synimet, si dhe investimet kapitale.