Pas Sferkës, Gllarevës dhe Ujmirit, dëgjimet buxhetore vazhdojnë në Jashanicë e Drenoc
Kryetari Elezaj, informoi të pranishmit lidhur me planet e Komunës së Klinës për vitet në vijim që parasheh Kornizën Afatmesme Buxhetore 2024-2026, e bashkërisht diskutuan për mundësinë e gjithëpërfshirës dhe harmonizimit të këtij plani me kërkesat që dolën nga banorët.
Takimet do të vazhdojnë edhe më datat:
19 qershor, në fshatin Grabanicë, në objektin e SHFMU “Azem Bejta”, në ora 16:00, me lokalitetet: Grabanicë, Bokshiq, Dollovë, Qeskovë, Këpuz dhe Rastok, gjithashtu në fshatin Zajm në objektin e SHFMU “Motrat Qiriazi”, në ora 18:00, me lokalitetet: Zajm, Deiq, Paskalicë dhe Polce.
20 qershor, fshatrat Budisalc, Rudicë, Jagodë, Videjë, Krushevë, Stupë dhe Nagllavë, në ora 16:00, në objektin e SHFMU “Nënë Tereza” në Budisalc, ndërsa fshatrat Zllakuqan, Radulloc, Krushevë e Vogël, Berkovë, Leskoc, Ranoc, Pataqan, Shtupel, Gjurgjevik i Vogël, Binxhë dhe Grabc, do të mbahen në ora 18:00, në objektin e SHFMU “Atë Shtjefën Gjeqovi”, në Zllakuqan.